Tabu për kontroll gjinekologjik, mjeku: Rekomandoj vizitat edhe pa pasur një problem
Ka një lloj tabuje kur vjen puna te kontrolli gjinekologjik.
Mjeku Maksim Jani tha për Euronews Albania në emisionin “Fast Check” se vajzat dhe gratë shfaqin sjellje frenuese kur vjen puna te problematika të kësaj natyre, sidomos vajzat në moshat para dhe gjatë pubertetit.
“Do t’i këshilloja të gjitha nënat e reja që të thyejnë tabunë, të vlerësojnë dhe të adresojnë çdo lloj problemi që mund të kenë me vajzat e tyre,” – u shpreh mjeku.
Sipas tij popullatës i mungon kultura e të bërit një kontroll rutinë, pa pasur një problem specifik edhe pse vitet e fundit është vënë re një ndryshim për mirë në këtë aspekt.
“Unë rekomandoj që tek gjinekologu duhet ardhur edhe pa pasur shqetësime. Një grua në moshën riprodhuese duhet të kontrollohet të paktën një herë në vit. Vajzat e vogla në moshën para pubertetit, duhet të konsultohen, të sillen nga nëna, nga prindi dhe të kenë një vlerësim nëse rritja dhe zhvillimi i tyre është ashtu siç duhet,” – u shpreh mjeku.
Jani tha se gratë në menopauzë kanë më shumë ankesa në përgjithësi dhe janë paciente që duhet të vijnë dhe pa pasur shqetësime dhe për t’i orientuar për kujdesin që duhet të tregojnë në atë fazë.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Lëkura në verë, çfarë rekomandojnë mjekët?
Mjeku tregon deri në sa centimetër mund të zgjaten gjymtyrët
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko