Liqen nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

8 Shkurt 2025 | 16:23

Në Leskovik është zbuluar një liqen termal nëntokësor i cilësuar si më i madhi në botë, zbulim ky i realizuar nga çekët.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në Euronews Albania Auron Tare, studiues dhe historian i cili niset nga ideja se Shqipëria, si një territor i pa eksploruar shumë mirë, duhet të angazhohet në fusha të tilla për të zbuluar pasuri unike që mbart vendi.

“Shqipëria është një territor i pa eksploruar në përgjithësi. Gjatë viteve të komunizmit, institucionet kanë bërë një punë shumë të mirë për etimiologjonë, biologjinë por në këtë fushë si ajo e kërkimeve nënujore, ka shumë nevojë për bashkëpunime me të huajt.

Shqipëria duhej të krijojë një lloj bërthame për njerëzit e interesuar që kanë dëshirë të merren me këtë fushë”, tha Tare.

Ai shtoi se për vendin e tyre duhet shqiptarët të bënin zbulime të tilla dhe jo të huajt. Sipas historianit, Shqipëria hedh fonde në gjëra të pa rëndësishme dhe jo esenciale si një zbulim i tillë liqenit në Leskovik.

“Shteti shqiptar ka zero angazhim. Institucionet shqiptare bëjnë koncerte, ndërkohë që fondet duhej ti jepeshin një grupi të caktuar shqiptarësh që kanë interes në të tilla gjëra, të merreshin me problemin e ADN-së së shqiptarëve. Të bënin botime dhe studime, të kontaktonin me Harvardin që merret me këto çështje. Shkojmë harxhojmë lekë kot dhe gjëra të tilla esenciale nuk i bëjmë dhe të gjitha këto, vinë të huajt i bëjnë dhe pastaj ne mërzitemi”, u shpreh Auron Tare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe për javën në vijim. Sipas tij, dita...
13:04 | 04/07/2026

Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të...
11:11 | 27/06/2026

Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët

Këtë të dielë në edicionin informativ me moderatore Alba Xhanin ka qenë i ftuar analisti Adri Nurellari i cili ka bërë një analizë të zhvillimeve...
15:34 | 21/06/2026