7 organizata thirrje BE-së që të mos fokusohen vetëm tek refugjatët ukrainas
Shtatë organizatat jo qeveritare për të drejtat e njeriut i bënë thirrje BE-së të hënën që të mos neglizhojë refugjatët e tjerë, duke u fokusuar vetëm me ata ukrainas, shkruan Euronews.
Organizatat kërkojnë që Brukseli t’i përmbahet premtimit të tij për rivendosjen e 20,000 dhe 30,000 refugjatëve në vit.
BE-ja nuk e ka arritur kurrë objektivin e saj të premtuar që nga viti 2020. Vitin e kaluar ajo arriti të marrë vetëm 15,660 persona, të cilët u vendosën në 12 shtete të BE-së.
Numri më i fundit i hyrjeve të identifikuara të migracionit të paligjshëm në BE në pesë muajt e parë të 2022 ishte më shumë se 86,000, ose 82% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, tha të hënën agjencia që monitoron kufijtë e jashtëm të BE-së.
Rrugët zakonisht i çojnë njerëzit nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor që kufizohen me bllokun dhe më pas refugjatët tentojnë të futen në vendet e BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor