Dogana e Durrësit sekuestron mbi 1 milionë euro të fshehura në një kamion
Autoritetet doganore të portit të Durrësit sekuestruan të shtunën një sasi të madhe parash kesh të ardhura nga Italia.
Burime nga dogana thanë për Euronews Albania se paratë e valutës euro, u gjetën në 5 qese plastmasi në një kamion që pritej të zbarkonte nga një linjë trageti me Barin.
Paratë nuk ishin deklaruar dhe për këtë autoritetet i kanë sekuestruar.
Mendohet se përafërsisht janë mbi 1 milion euro.
Rasti në fjalë kthen në vëmendje ngjarjen e 2 viteve më parë kur autoritetet portuale të Durrësit sekuestruan miliona euro para të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal.
Në qershor 2018, autoritetet kapën mbi 3.5 milionë euro kesh të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris”, të cilat nuk ishin të targuara.
Ato ishin transportuar nga Belgjika dhe në Shqipëri përfunduan me një linjë italiane trageti të Ankonës.
Lexoni gjithashtu:
Të fituara me veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Durrës
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës