BE-ja blen vaksinat për linë e majmunit
Me pandeminë e COVID-19 nën kontroll, i gjithë Bashkimi Evropian i ka kthyer sytë tek mbrojtja nga lija e majmunit, me 900 raste të regjistruara në tërë kontinentin.
Virusi, që shkakton skuqje, temperaturë dhe probleme me shikimin, zhduket vetë brenda një muaji, por mund të lërë pasoja serioze tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me imunitet të ulët.
Në takimin e ministrave të Shëndetësisë ditën e martë, Komisioni Evropian deklaroi se është koha për vaksinim dhe do ta bëjë këtë në mënyrë të përbashkët.
“Sot arritëm një marrëveshje për të blerë rreth 110 mijë vaksina, që do të shpërndahen në vendet anëtare, me ngarkesat e para që do mbërrijnë në fund të qershorit”, u shpreh Stella Kyriakides, komisionere e BE-së për Shëndetësinë.
Portofoli i BE-së do të përdoret për të blerë vaksinat, në marrëveshje me kompaninë me bazë në Danimarkë, “Bavarian Nordic”.
Rreth 110 mijë doza do të jenë në dispozicion të qeverive që duan të vaksinojnë kategoritë më të rrezikuara nga infektimi, ose ata persona që janë infektuar tashmë.
Me shumë raste në mbarë Evropën, të zbuluara në klinikat për shëndetin seksual, komuniteti LGBTI i është bashkuar fushatës së ndërgjegjësimit për të garantuar që të gjithë të jenë të sigurt këtë verë dhe që asnjë komunitet të mos sulmohet.
“Lija e majmunit nuk ka asgjë që të vërë në rrezik dy meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale. Përkundrazi, kështu ekspozojmë gratë dhe njerëzit që bëjnë seks ndaj rrezikut të virusit, pasi mund të mendojnë se një gjë e tillë nuk do t’u ndodhë atyre. Prandaj duhet të përhapim mesazhin se të gjithë mund të infektohen nga virusi. Por ka edhe mënyra për të qenë i sigurt”, tha aktivisti Steve Taylor.
Teksa festivalet verore dhe festat e hapura pritet të rinisin pas dy vitesh bllokadë, mbrojtja do të thotë të qëndrosh në shtëpi nëse ke simptoma, të testohesh dhe të lash duart.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut