Ministria e Arsimit adreson shqetësimet e maturantëve, apelon të përgatiten për provimin e radhës

13 Qershor 2020 | 18:19

Ministria e Arsimit garantoi pasditen e së shtunës maturantët se i ka adresuar shqetësimet e tyre rreth provimeve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe u bëri thirrje që të përgatiten për provimin e së hënës.

Përmes një konference për shtyp, zëvendësministrja Nina Guga, tha se shqetësimet e maturantëve i janë adresuar Qendrës së Shërbimeve Arsimore, e cila “do t’i analizojë me një grup ekspertësh dhee do të njoftojë publikisht gjetjet”.

Guga sqaroi edhe njëherë se “nëse do të ketë përgjigje në masë të gabuara atëherë QSHA do të shqyrtojë rishpërndarjen e pikëve”, por “ky proces bëhet në fund, kur analizohen rezultatet”.

Prej paradites së të premtes qindra maturantë kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit me pretendimin se provimet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ishin me pjesë jashtë programit, pyetje logjike që nuk kishin lidhje me lëndët, me përgjigje subjektive dhe se në fund koha nuk mjaftonte për t’i zgjidhur të gjitha.

Protestat e maturantëve në Tiranë, u bashkëshoqëruan me protesta edhe në Berat, apo Shkodër, ndërsa mjaft maturantë kërcënuan se nëse Ministria nuk do të merrte parasysh kërkesat ata do të bojkotonin provimin e matematikës të hënën, datë 15 qershor.

Por duket se ankesa për kohën në dispozicion, ka marrë zgjidhje, pasi Guga në apelin që u bëri maturantëve për t’u përgatitur për të hënën bëri me dije se provimi do të lejohet të zgjasë 2 orë e 30 minuta dhe jo 2 orë sa u lejua për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Gjithsesi vlen të theksohet se Ministria e Arsimit vazhdon të këmbëngulë se “asnjë pyetje e testit të gjuhës dhe letërsisë nuk ka qenë jashtë programit orientues”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026