VIDEO | Me shpejtësi jashtë çdo norme, ndëshkohen 9 drejtues mjetesh në Tiranë

14 Qershor 2020 | 06:56

Me heqjen e masave kufizuese janë shtuar ndjeshëm rastet abuzive nga drejtuesit e mjeteve në rrugët e vendit.

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën e saj për të identifikuar dhe ndëshkuar rastet e shkeljes së ligjit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat mund të shkaktojnë humbje jetësh.

Kështu, gjatë mbrëmjes së djeshme, Policia e kryeqytetit ka kryer kontrolle me radar në segmentin Sauk-Teg, ndërsa ka ndëshkuar me heqje patente 9 shoferë.

Siç thekson policia, këta persona po udhëtonin me shpejtësi jashtë normave të lejuara, e cila konkretisht varionte nga 139-166 km/h.

“Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh”, sqaron policia. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026