Deklaratë tatimore një herë në vit, për individët me pagë mbi 125 mijë lekë

15 Qershor 2022 | 16:08

Të gjithë të punësuarit që kanë një pagë mujore mbi 125 mijë lekë në muaj do të jenë të detyruar të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave tatimore.

Ky rregull pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Në projektligjin e ri “Mbi tatimin e të ardhurave” qeveria ka ulur vlerën e pagës që tatimpaguesit duhet të deklarojnë të ardhurat nga 166 mijë lekë rrogë mujore në 125 mijë lekë.

Ky ndryshim do të prekë të paktën 14 mijë të punësuar në vend.

Një tjetër kategori që shtohet në plotësimin e deklaratës tatimore janë dhe ata që realizojnë të ardhura që nuk vijnë nga puna, të cilat kapin një vlerë mbi 50 mijë lekë në vit.

Të ardhurat mund të vijnë nga qiraja, interesat bankare, kontratat e shërbimit apo shitja e pasurive të patundshme.

Në fund të deklarimit, tatimet do të verifikojnë nëse janë paguar taksat për secilën nga të ardhurat.

Në rastin e punësimit dhe kontratave të shërbimit ajo mbahet në burim, dhe nuk do të ketë nevojë për pagesa shtesë, dhe në rastin që do të rezultojnë taksa të papaguara ato duhet të derdhen pranë tatimeve.

Dy vjet më parë qeveria përfshiu në deklarimin e të ardhurave personale të dypunësuarit duke futur në skemën e deklarimeve vjetore 70 mijë individë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026