Ushqimet 17% më shtrenjtë në RMV, qeveria kufizon fitimin tregtar për produktet
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kufizuar fitimin e tregtarëve në disa produkte ushqimore bazike, pasi inflacioni në vend arriti rekord të ri.
Inflacioni arriti një rekord të ri prej 12 për qind në muajin maj në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur me 17%.

Këto çmime të larta i shqetësojnë qytetarët.
“E keni idenë se çfarë do të thotë bukën të mos mund ta blesh? Nuk ka asgjë që nuk është shtrenjtuar. Numëroni çfarë të doni. Ndjehet shumë”, tha një qytetar.
“Ka rritje shumë. Gjithë ushqimi. Kur shkon të blesh, me 6 mijë dinarë nuk i mbush dot as 2 qese”, u shpreh një qytetar.
“Ka rritje drastike por kjo është normale në këtë krizë botërore dhe këtë duhet ta kuptojmë të gjithë”, u shpreh një qytetare.
Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përsëri ka kufizuar fitimin tregtar të disa produkteve bazë.
Fitimi tregtar për bukën, sheqerin dhe vajin kufizohet në 5 për qind, ndërsa për miellin, orizin, makaronat, qumështin dhe vezët kufizohet në 10 për qind.
“Ministria e Ekonomisë, Inspektorati i Tregut, Qeveria në bazë ditore e ndjekin situatën dhe kjo listë me këto produkte të cilat sot i kemi vendosur mund të zgjerohet nëse Inspektorati dhe qytetarët lajmërojnë për rritje drastike të çmimeve të produkteve bazë”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Masa e kufizimit të mazhit tregtar do të vlejë deri në fund të shtatorit ndërsa sipas vlerësimit që do behet në terren, do të merren edhe masa të tjera.
Ministri i Ekonomisë u bëri thirrje tregtarëve për respektimin e ligjit ose do përballen me gjoba.
“Gjendemi para një krize ekonomike, më e madhja pas luftës së dytë botërore dhe nuk është koha për përfitime”, u shpreh Bekteshi.
Sindikatat kanë llogaritur se për të kaluar muajin, një familjeje katër anëtarësh nuk i mjaftojnë as dy paga minimale për të blerë produktet ushqimore bazë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta