Shqipëria do të prodhojë energji elektrike nga era, thotë Balluku

15 Qershor 2022 | 15:44

Shqipëria do të ndërtojë parqe eolike për të prodhuar energji elektrike nga era. Lajmin e jep, ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ankandi është i hapur për kompanitë që kanë interes.

Shqipëria po kërkon të rritë prodhimin e energjisë me burime të rinovueshme. Pjesë e projektit, tashmë janë edhe parqet eolike, të cilët krijojnë energji përmes erës. Për ministren Belinda Balluku, disa kompani ndërkombëtare duan të investojnë në këtë fushë.

“Një ankand i dytë, pasi atij të impianteve fotovoltaike, impiantet e erës. Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së IBRD, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit përsa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë. Dhe ka deri më tani 9 pjesëmarrës”, tha Balluku.

Ankandi për impiantet e erës, që pason dy ankandet e zhvilluara për dy parqet fotovoltaike, në Karavasta dhe Spitallë kërkon 1 vit kohë për të shpallur kompaninë fituese.

“Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë”, u shpreh Balluku.

Balluku deklaroi se Shqipëria tashmë është një vend i sigurt për investime nga të huajt, dhe këtë e ka dëshmuar prej disa vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026