Ekzekutimi në Shkodër, 76-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2011

15 Qershor 2022 | 23:33

Lulash Qepuri, 76-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Stom Golem të Shkodrës, rezulton një emër i njohur për policinë.

Ai është arrestuar në vitin 2011, pasi policia gjeti armë zjarri, municione luftarake dhe fara kanabisi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij.

I moshuari është qëlluar me armë në lokalin e tij, ndërsa dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë dy lloje armësh me të cilat është qëlluar, një shotgun dhe një kallashnikov.

Autorët kanë qenë në makinë në momentin që i janë afruar lokalit dhe kanë qëlluar në drejtim të 76-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026