Bllokimi i civilëve në Severdonetsk, palët nuk dakortësohen për evakuimin

16 Qershor 2022 | 09:14

Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për kushtet në të cilat ndodhen civilët e bllokuar në qytetin e Severdonetsk.

Raportohet se qindra qytetarë janë strehuar në Uzinën Kimike Azot ku kanë furnizim të reduktuar me ujë, energji elektrike dhe po qëndrojnë në kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare.

Ura e fundit u shkatërrua nga bombardimet duke bllokuar kalimin e civilëve. Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën dhe nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e dialogut për të evakuuar ata që po vuajnë më shumë pasojat e luftës.

Saviano Abreu, nga zyra e çështjeve humanitare të OKB-së, shkroi në Twitter se “Të dyja palët në konflikt kanë një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët, kështu që nuk është një opsion, ata duhet të sigurojnë njerëzit që duan të largohen nga qyteti”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përdori fjalimin e tij të natës për të falënderuar Presidentin e SHBA Joe Biden për premtimin e 1 miliardë dollarëve të tjera ndihmë me armë për Ukrainën. si SHBA ashtu edhe Zelenskyy kanë thënë se beteja në lindje të Ukrainës ka arritur në një moment kyç për luftën.

Ushtria ruse nga ana tjetë ka pohuar se ka përdorur raketa me rreze të gjatë për të shkatërruar një depo në rajonin perëndimor të Lvivit ku ruheshin municionet dhe armët e furnizuara nga NATO.

Ndërkohë, kryesisht banorë të moshuar dhe me aftësi të kufizuara nga një qytet i vogël në skaj të rajonit të Donetsk mbërritën në Ukrainën perëndimore pasi u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve që shtohen edhe më shumë në rajonin Donbas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024