Biden: Çmimet e benzinës, kosto që duhet paguar për Ukrainën

17 Qershor 2022 | 07:40

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se rritja e çmimeve të benzinës në të gjithë Amerikën është “çmimi që duhet paguar” për luftën në Ukrainë.

Në një intervistë me Associated Press, presidenti tha se e kishte bërë të qartë që në fillim se konflikti do të kishte një kosto financiare, si dhe një kosto humanitare.

“Opsioni për të mos bërë asgjë ishte më i keq”, tha Biden.

I pyetur nëse kishte menduar për rreziqet politike nga rritja e çmimeve të gazit, ai tha: “Unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara. Nuk ka të bëjë me mbijetesën time politike. Ka të bëjë me atë që është më e mira për vendin”, raporton news.sky.

Sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë si rezultat i luftës, kanë bërë që çmimet e benzinës të rriten në SHBA dhe në mbarë botën.

Presidenti u bëri thirrje kompanive të naftës që të mendojnë për nevojat globale afatshkurtra dhe të rrisin prodhimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024