Gati për vjeljet e verës, fermerët në Itali paguajnë udhëtimin e punëtorëve të huaj
Në 21 maj ky avion ndaloi në aeroportin ndërkombëtar të Abruzos në qendër të Italisë. Në bordin e tij kishte 248 punëtorë sezonalë nga Maroku, të cilët me të zbritur në shtetin fqinj, u vendosën në karantinë për 14 ditë.
Sot, ata janë bashkuar në Luginën Fucino dhe janë gati të vjelin produktet e fermerëve. Këtë vit kriza shëndetësore i ndaloi ata të vijnë tek punëdhënësit italianë që i punësojnë rregullisht nga marsi deri në Nëntor.
Fermerët italianë kanë paguar fluturimet për punëtorë të huaj sezonalë për t’i ndihmuar ata në vjeljet e stinës së verës.
“Kompania ime pagoi rreth 4500 euro përmes Shoqatës së Fermerëve që mbikëqyri procedurat, për t’i rikthyer punëtorët nga Maroku në mënyrë të ligjshme, në mënyrë që ata të mund të vilnin produktin tonë. Ata janë të vetmit që mund ta bëjnë këtë punë, ata janë të specializuar dhe janë trajnuar ndër vite për të kryer këtë lloj pune”, thotë Modesto Angelucci, pronar i një feme.
Kufijtë e Italisë u mbyllën për shkak të pandemisë duke izoluar të ashtuquajturat ‘korridoret e gjelbra’, e duke lënë shumë fermerë pa krah pune.
Sipas Confagricoltura, Italia ka rreth 350.000 punëtorë të huaj bujqësorë me kontrata sezonale.
Vetëm disa ditë para kthimit të tyre në Itali në muajin mars, kufijtë ndërkombëtarë u mbyllën, duke i lënë të bllokuar jashtë vendit. Dhjetëra mijëra italianë kanë aplikuar për punë në bujqësi, por nga ana tjetër është një specializim i cili nuk mund të mësohet brenda natës.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut