Mjeku Albert Troci: Shifrat e fundit në Shqipëri, shqetësuese. E pafalshme që spitali u bë vatër infeksioni e COVID-19

15 Qershor 2020 | 10:31

Shqipëria shënoi sot një tjetër shifër rekord të infektuarish me COVID-19, 69 raste në 24 orë. Mjeku Albert Troci, kirurg në spitalin “Luigi Sacco”, në Milano tha për Euronews Albania se këto shifra janë mjaft shqetësuese, sidomos për faktin se spitali është bërë vatër infeksioni e virusit.

Teksa solli shembullin e spitalit ku punon në Itali, z. Troci tha se masat që merren atje për t’u mbrojtur  nga futja e virusit janë shumë të rrepta, që nga personeli deri tek pacientët të cilët siç theksoi, instruktohen që nga momenti i hyrjes e deri në dalje.

“Pritej një rritje e rasteve, por një rritje brenda spitalit, kjo nuk do të ndodhte. Kjo është përgjegjësi e strukturës spitalore dhe vet pacientit. Në Itali ndiqesh penalisht nëse me vetëdije del dhe takon të afërmit nëse e di se je bartës i COVID-19”, tha mjeku.

Z. Troci e lidhi mundësinë një vale të dytë të virusit në vjeshtë me faktin se në këtë periudhë parashikohet që të ketë edhe më shumë grumbullime, duke qenë se shumica e njerëzve duhet të jenë në punë edhe në ambiente të mbyllura, por në Shqipëri tha ai, situata duket më kritike që tani, sidomos kur kufijtë po hapen.

“Virusi për natyrën e vet krijon mutacione, kjo mund të jetë në favor ose jo të njeriut. Zakonisht është në favor, pasi ne jemi vendi ku virusi jeton ndaj mundohet të adaptohet dhe mutacionet janë më të lehta. Për momentin nuk ka ndryshuar,  është i njëjtë, jep një klinike më të lehë, por virusi është prezent.

Në vjeshtë njerëzit janë më të grumbulluar, po fatkeqësisht në Shqipëri situata duket më kritike që tani, sidomos kur tani kufijtë po hapen. Kjo e shton rrezikun e rritjes së numrit.

Në Shqipëri ka pasur edhe disa situata jo shumë të favorshme si tubime apo mosrespektim protokolli. Qytetarët duhet të kthehen tek kujdesi kur ishte frika e madhe  e virusit, sidomos në spitale ku çdo punonjës duhet të mbrohet. Spitali duhet të jetë jashtë kësaj lufte”, përfundoi mjeku Troci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026