Sot zhvillohet mbledhja e qeverive Shqipëri – Kosovë në Prishtinë

20 Qershor 2022 | 08:22

Sot në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë.

Takimi që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

Kjo do të jetë mbledhja e tetë e dy qeverive, teksa e fundit u mbajt në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave mbërritën ditën e dielë në Kosovë. Ata vizituan disa nga bizneset kryesore të eksportit të mallrave në Shqipëri.

Gjatë vizitës, Rama deklaroi se Shqipëria do të heqë tarifat doganore për mallrat që vijnë nga Kosova.

“Ne jemi në një fazë të avancuar për të hequr plotësisht të gjitha tarifat doganore për të gjitha mallrat që vijnë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Janë barriera të panevojshme. Impakti i tyre financiar është më pak i rëndësishëm për ne si shtet, se sa lehtësia që duhet t’i krijojmë të gjithë atyre që eksportojnë drejt Shqipërisë”, tha kreu i qeverisë.

Pasditen e djeshme, kryeministri Rama vizitoi dhe familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas agjendës, delegacioni shqiptar do të mbërrijë në orën 10:45 në Prishtinë, ndërsa 15 minuta më vonë kryeministri Edi Rama.

Në orën 11:15 do të hapet sesioni plenar i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 12:45.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026