Komisioni Evropian paraqet platformën për informacionet mbi udhëtimet në BE
Komisioni Evropian paraqiti sot një platformë të re në internet, të titulluar «Re-open EU », e cila përmban njoftime thelbësore për të mundësuar rinisjen e sigurt të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian. Qëllimi është të ndihmojë turistët apo udhëtarët që të planifikojnë siç duhet pushimet apo udhëtimet e tyre gjatë muajve të verës dhe më tej.
Platforma do të sjellë njoftime të përditësuara dhe në kohë reale për kufijtë, për mjetet e mundshme të transportit, për kufizimet e udhëtimeve aty ku janë ende në fuqi, për masat e shëndetit publik dhe ato të mbrojtjes, si distancimi social, vendet ku duhen vënë maskat, si dhe informacione të tjera praktike për udhëtarët.
Platforma “Re-Open EU” përbën një prej masave të njoftuara nga Komisioni Evropian në paketën e tij të Turizmit dhe të Transportit që me 13 maj, për të ndihmuar në kthimin e shpejtë të udhëtimeve dhe të aktivitetit të turizmit në të gjitha vendet e BE-së, duke respektuar njëkohësisht të gjitha masat e nevojshme shëndetësore.
Kjo platformë do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, pasi informacionet dërgohen nga të gjitha vendet anëtare. Platforma është e aksesueshme nëpërmjet kompjuterit dhe telefonit dhe përmban një hartë me të gjitha vendet dhe situatën dhe masat specifike për secilin.
Ndërsa udhëtarët brenda BE-së mund të përfitojnë nga lëvizja e lirë në pjesën më të madhe të vende duke nisur që sot, për vendet e Ballkanit hapja e kufijve të zonës Shengen është propozuar të ndodhë më 1 korrik, dhe për ta konfirmuar pritet vendimi i vendeve anëtare.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës