Temperatura deri në 38 gradë, si do jetë moti gjatë javës

20 Qershor 2022 | 10:54

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha për Euronews Albania se pas ditës së martë do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave, të cilat do shkojnë deri në 38 gradë celsius në zonat e ulëta.

Pas të mërkurës, temperaturat do të rriten deri në 9 gradë më shumë sesa vlerat normale gjatë muajit qershor.

Kjo javë do të jetë e nxehtë, në zonat malore këto temperatura do të shkojnë deri në 33 gradë. Ndërsa, në zonat e ulëta temperaturat do të shkojnë në mesditë deri në 34 gradë.

Në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave temperaturat do të kenë rritje të temperaturave ku në Kosovë mund të shkojë 32 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet të shkojë mbi 34 gradë celsius.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022