Rama: Kënaqësi kur takoj Albinin, edhe pse shumë nuk e besojnë
Kryeministri, Edi Rama ka falenderuar kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin për pritjen e delegacionit shqiptar në Prishtinë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Gjatë fjalës së tij në sesonin hapës të kësaj mbledhjeje, Rama u shpreh se është gjithmonë një kënaqësi kur takohet me Kurtin, edhe pse sipas tij, këtë gjë jo të gjithë e besojnë.
“Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment, dua ta bëj duke falenderuar përzemërisht të gjitha ju, por veçanërisht Albinin. Duke e thënë publikisht edhe në sy të të gjithë atyre që na ndjekin, për mirë apo për keq se është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson kur e them se kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Rama.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi se bashkëpunimi me Shqipërinë nuk ka qenë kaq intensiv dhe efektiv sa është sot.
Mbledhja e fundit mes dy qeverive ka qenë në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur