Basha: Taksë 0.5% për biznesin e vogël, do rikthejmë paratë e zhvatura

15 Qershor 2020 | 13:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozon si taksë për biznesin e vogël vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Duke premtuar një taksë të tillë me ardhjen e PD në  pushtet, ai akuzoi se, kryeministri, Edi Rama nuk po i ofron ndihmë kësaj kategorie biznesi.

“Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qendror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit”, është shprehur Basha.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë takimeve që ka pasur me banorë dhe sipërmarrës të vegjël të njësisë nr. 1 në kryeqytet, të cilët sipas Bashës janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe e konsumit.

“Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderëve e PPP-ve korruptive. Ramavirusi me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve”, shprehet kreu i PD.

Duke akuzuar qeverinë se po shpenzon taksat e qytetarëve për tenderë dhe koncesione në favor të oligarkëve, Basha shtoi më tej se, kjo do të marrë fund me ardhjen e opozitës në pushtet. “Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqenien”, tha lideri i PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026