Berisha: Rama duhet të shkonte në Kosovë duke dënuar gjenocidin serb

20 Qershor 2022 | 13:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të shkonte sot në Kosovë, si një zyrtar që ka dënuar gjenocidin serb.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se mohimi i këtij gjenocidi, është sikur të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e viktimave.

“Edi Rama, nëse do të njihte vuajtjen dhe sakrificën e tyre, në më shumë se 150 ditët e fundit, duhet të shkonte kësaj radhe në Kosovë, duke njohur gjenocidin si klikë serbe në Kosovë. Duke njohur infanticidin, janë 1,400 engjuj, vogëlushë, qenie të pafajshme të cilët u vranë, u therën, u dogjën për fajin e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre. Të mohosh këtë, është si të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e tyre”, theksoi kryedemokrati.

Këtë të hënë, në Prishtinë u zhvillua mbledhja e radhës e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi, i drejtuar nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti përfundoi me firmosjen e 19 marrëveshjeve.

Ndërsa, pak ditë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.

Pyetur nga gazetari i “Euronews Albania”, Bejnamin Arifi në Forumin e Prespës për Dialog, për viktimat e luftës në Kosovë, ajo është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026