19 marrëveshje Kosovë-Shqipëri, lëvizje pa kufij dhe linjë hekurudhore

20 Qershor 2022 | 13:56

Në mbledhjen e 8 mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, u firmosën 19 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në disa fusha.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, firmosën në Prishtinë 19 marrëveshje dhe memorandume në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. 

Ministrat e Energjisë dhe Infrastrukturës prezantuan marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Fondi për këtë projekt është 1 milion e 980 mijë euro,ku Shqipëria do të mbulojë 51% të këtij financimi ndërsa pjesën tjetër do e mbulojë Kosova. 

Po në këtë fushë, u firmos edhe një marrëveshje, për ndërtimin e përbashkët të rrugëve në fshatrat që ndodhen pranë dy anëve të ndryshme të kufirit.

Dy kabinetet qeveritare ranë dakord që të mos ketë kufij mes vendeve gjatë ditëve të festave dhe në fundjavë në periudhën 1 qershor-30 shtator. Me këtë marrëveshje qytetarët e dy vendeve mund të kalojnë pa u regjistruar në kufi gjatë kësaj periudhe.

Një tjetër marrëveshje e firmosur është për pranimin e studenteve në universitetet e dy vendeve. U ra dakord që të unifikohen të gjitha proceduarat që lidhen me aplikimin apo regjistrimin e studenteve. 

Dy ministrat e Brendshëm, nënshkruan marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale për gjendjen civile. Pra në rast se një shtetas i Kosovës martohet në Shqipëri do të njoftohet në kohë reale gjendja civile në Kosovë

Ndërsa ministrat e Financave, nënshkruan marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave për realizimin e të drejtës për pension.

Dy vendet kanë si qëllim që të shkojnë drejt bashkimit doganor dhe këtë këtë firmosën për ngritjen e një grupi pune që do të bëjë gati planin. 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026