Thatësira kërcënon Italinë, shterojnë lumenjtë, kufizohet përdorimi i ujit

20 Qershor 2022 | 18:50

Lumi më i madh i Italisë, Po, po arrin në nivelin më të ulët në 70 vjet. Tek Ponte della Becca, në qytetin Pavia, ku bashkohen lumenjtë Ticino dhe Po, thatësira është kthyer në kërcënim.

“Këtu jemi në Ponte della Becca. Unë nuk kam parë kurë diçka të tillë. Nuk e kam parë që kur kam qenë fëmijë”, thotë Mauro Baldraghi, peshkatar.

Qytete të ndryshme në veri të Italisë kanë shpallur racionimin e ujit. Në disa bashki, uji mund të përdoret vetëm për të gatuar dhe për të larë, por jo për aktivitete si mbushja e pishinës apo ujitja e luleve.

“U detyruam të shpallnim këtë urdhëresë që ndalon përdorimin e ujit jo për nevojat bazë, por për mbushjen e pishinave apo për ujitjen e luleve. Po kalojmë kohë të vështira, më të vështirat në 70 vitet e fundit. Bashkia jonë ka mungesë uji në rezervat e saj dhe shpresojmë që shiu të bjerë së shpejti. Nëse nuk ka shi do të detyrohemi të shpallim urdhëresa të tjera”, shprehet Alessandro Monti, kryetar i Bashkisë së Bavenos në Itali.

Rajonet në veriperëndim të Italisë kanë nisur të vuajnë dhe tani, ato të verilindjes ndodhen në një emergjencë të ngjashme. Qendra është në një situatë para-emergjente, ndërsa në jug problemi i thatësirës është endemik. Kjo do të thotë se jugu, i njohur për historinë shumëvjeçare me thatësirën, rrezikon të kthehet në rajon të shkretë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026