Nesturi: Kosova s’po prodhon asgjë, pse nuk e pranon Ballkanin e Hapur?

20 Qershor 2022 | 21:35

Analisti Plator Nesturi e cilësoi mendjengushtësi nga ana e qeverisë së Kosovës refuzimin e propozimit që vjen nga Shqipëria për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur.

Në emisionin Now në Euronews Albania Nesturi sugjeroi që Kosova të mbështesë një politike aktive që të mbrojë jo vetëm interesat e vendit, por edhe të qytetarëve të cilët sipas tij janë sot më të izoluar se kurrë për shkak të politikave të gabuara.

“Nuk shoh që Kosova ka prodhuar ndonjë politikë tjetër, ndonjë iniciativë tjetër, dhe ngelet shteti më  izoluar në Evropë, jo për faj të saj por edhe për faj të saj. Duhet një politikë aktive, që të mbrojë jo vetëm interesat e vendit por edhe qytetarëve. Kemi një brez të ri që është më i izoluar se prindërit e tyre që lëviznin pa viza. Të jesh kaq i vëmendshëm për të thënë jo për gjithçka vjen nga Shqipëria nga po të vijnë të gjitha marrëveshjet, për mua tregon mendjengushtësi”, tha Nesturi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026