Policia e Shtetit merr listën e emrave të të prekurve me COVID-19
Masat për distancimin social, përdorimin e masave mbrojtëse dhe vetëkarantinimi i të infektuarve janë 3 porositë që kryepolici Ardi Veliu u ka dhënë vartësve të tij pas rasteve gjithnjë e në rritje me COVID-19.
Listat e përditësuara me emrat e të infektuarve i janë vënë në dispozicion të gjitha drejtorive e komisariateve të policive, edhe në qarqe. Në bazë të këtyre listave, efektivët kanë nisur telefonimin dhe kontaktimin me secilin prej personave pozitiv duke u kërkuar në mënyrë të prerë që të mos dalin nga banesa pasi në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm, do të gjobiten me 700 mijë lek, në bazë të aktit normativ.
Në bashkëpunim me Task-Forcën, policia ka nisur kontrollet edhe për monitorimin e çdo subjekti, institucioni apo njësie tregtare sa i takon zbatimit të protokolleve të sigurisë. Ndërkohë në disa akse urbane por edhe interurbane dhe nacionale, Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet për të ndaluar çdo tentative për transport publik, në shkelje të Aktit Normativ në fuqi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania