Afrika është ‘peng’ i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, thotë Zelenski

21 Qershor 2022 | 07:21

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi gjatë një fjalimi drejtuar vendeve të Bashkimit Afrikan (AU), se Afrika është ‘peng’ i luftës së Rusisë ndaj vendit të tij.

Pushtimi rus dhe bllokimi i eksporteve të grurit të Ukrainës mund të bëjë që miliona njerëz në botë të vuajnë nga uria, shkruan BBC.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, u shpreh Zelenski në fjalimin e tij.

Ai tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në negociatat komplekse për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

“Kjo luftë mund t’ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja. Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë luftën në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”, theksoi Zelenski.

Kryetari i komisionit të AU nënvizoi se kishte një nevojë urgjente për dialog për të rivendosur stabilitetin global.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë. Bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.

Ndërsa, Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell tha të hënën se bllokimi i eksporteve ukrainase të grurit nga ana e Rusisë, përbën krim lufte.

Borrell bëri thirrje për zhbllokimin e porteve në jug të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026