Richard Grenell: Dialog Serbi-Kosovë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

15 Qershor 2020 | 17:06

I dërguari special i Presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell thotë se ka marrë dakordësinë nga Serbia dhe Kosova për takim në Shtëpinë e Bardhë që do të mbahet më 27 qershor. Deri në mbajtjen e këtij takimi, të dy vendet kanë rënë dakord për ndalimin e fushatës së kthimit të njohjeve të pavarësisë nga ana e Serbisë dhe nga ana tjetër ndalimin e fushatës nga ana e Kosovës për njohjet ndërkombëtare.

“Lajm i shkëlqyer! Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e kthimit të njohjeve dhe kërkesat për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare me qëllim për t’u takuar në Uashington në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për diskutimet mbi dialogun”, shprehet Grenell.

“Nëse asnjëra nga palët nuk kënaqet nga diskutimet e 27 qershori, atëherë ato do të kthehen në status quo pas largimit nga Uashingtoni. Ashtu siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të bëjmë progres për rritje e ekonomive. Ky do të jetë fokusi. Mezi pres këto diskutime”, thekson i dërguari special i Donald Trump.

Kjo deklaratë e Richard Grenell është mirëpritur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se mirëpret ftesën për rinisjen e dialogut nën drejtimin e Presidentit të SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026