“Mashtrues”, Milaim Zeka kundër Albin Kurtit: Marrëveshja është e Thaçit

21 Qershor 2022 | 21:09

Gazetari Milaim Zeka ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë një abuzues dhe tradhëtar të vendit të tij.

Në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin”, ai deklaroi se marrëveshja me energjinë për Kosovën, nuk është një marrëveshje e Kurtit, por e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

“Që prej qeverisë së Ahmet Zogut dhe deri tek qeveria e Enver Hoxhës, kombi shqiptar andej dhe këtej nuk ka pasur abuzues dhe mashtrues më të madh sesa kryeministrin aktual Albin Kurti, që ka ardhur në pushtet vetëm përmes gënjeshtrave dhe mohimit të çdo gjëje”, u shpreh Zeka.

“Albin Kurti ka nxjerrë në rrugë dhe sheshe të Kosovës, duke i mashtruar kundër pakos së Ahtisari rit dhe duke përgjakur policinë ë Kosovës, ku pjesa dërrmuese e këtyrë policëve kanë pjesëtarë të UÇK-së”, u shpreh ai më tej.

Ai e quajti Kurtin tradhëtar të vendit, që  ka mohuar flamurin e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026