Diskriminimi është i madh për të gjetur një vend pune, thotë studenti

22 Qershor 2022 | 09:30

Diskiminimi në vendet e punës vijon të jetë një problematikë në Shqipëri, sidomos për studentët të cilët sapo përfundojnë universitetin.

Studenti, Endri Beha tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se ka aplikuar në disa kompani të cilat lidhen me profilin e tij të studimit.

Ai u shpreh se i kanë kërkuar zotërimin e disa elementëve, që sipas tij, një i ri nuk mund t’i ketë pa filluar punë.

“Unë jam në fund të mbylljes së shkollës dhe mendoj se ky diskriminim është shumë i madh. Na kërkohet praktika, përvoja, elemente të cilat një i ri nuk mund t’i ketë pa filluar punë.

Kam dërguar CV në 5 kompani dhe dy kanë thënë se pjesa e praktikës është shumë problem, ndërsa të tjerat kanë kërkuar eksperiencë dhe thonë se duhet të presësh.
Nuk kam dërguar CV vetëm për profilin tim, por edhe në profile të tjera dhe është e njëjta gjë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022