Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Qafë Thanë
2 policë dhe 2 doganierë të Pikës Kufitare të Qafë Thanës janë arrestuar nga Policia mëngjesin e sotëm për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë mallrash.
Në pranga kanë rënë dy punonjësit e policisë me detyrë kontrollorë A. H, 43 vjeç dhe F. M, 38 vjeç, si dhe dy doganierët V. B, 53 vjeç dhe J. P, 45vjeç.
Gjatë aksionit “Dinarët” u arrestuan edhe 3 qytetarë nga Librazhdi, J. H. , 37 vjeç, B. H., 38 vjeç dhe F. G., 22 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me doganierët, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Ndërkohë janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme dhe mallra ushqimore.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet