150 pasagjerë kalojnë natën në Aeroportin e Zyrihut, mes tyre edhe shqiptarë
Rreth 150 pasagjerë, mes të cilëve raportohen edhe shqiptarë, kanë kaluar natën të bllokuar ne Aeroportin Zyrihut. Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit.
Ditën e hënë Bashkimi Europian hapi kufijtë mes vendeve anëtare, ndërkohë Shqipëria i ka hapur kufijtë ajrorë vetëm me 3 shtete, Serbinë, Greqinë dhe Austrinë. Avioni i mbetur në Zvicër duhet të vinte në Shqipëri vetëm nëse vendi ynë do të kishte marrëveshje me Zvicrën për të lejuar fluturimet.
Zvicra nuk pranon të marrë pasagjerë nga Shqipëria dhe për pasojë kjo marrëveshje nuk ekziston. Ndërkohë 150 pasagjerët që kanë mbetur në Zyrih, duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur.
Mes pasagjerëve, i nisur nga Brukseli për vizitën e tij në Kosovë, ishte edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajcak.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania