Agjencitë ruse të spiunazhit shtojnë përpjekjet kundër aleatëve të Ukrainës
Agjencitë ruse të inteligjencës kanë shtuar përpjekjet e tyre për të hakuar rrjetet kompjuterike të qeverisë amerikane, tha Microsoft në gjetjet e reja të publikuara të mërkurën.
Organizatat amerikane ishin objektivi kryesor i hakerave rus jashtë Ukrainës, sipas Microsoft, por hakerimi i supozuar rus është shtrirë në 42 vende dhe një sërë sektorësh që mund të kenë informacion të vlefshëm në lidhje me luftën, nga qeveritë tek grupet humanitare.
Është një kujtesë e oreksit të pangopur që operativët kibernetikë rusë kanë për informacion strategjik pasi Kremlini është më i izoluar në skenën ndërkombëtare sesa ka qenë për dekada.
Këto përpjekje hakerimi kanë depërtuar me sukses në 29% të rasteve, sipas Microsoft. Nga këto shkelje, një e katërta rezultoi në vjedhje të të dhënave nga rrjetet.
Por matja e “suksesit” të një spiunazhi kibernetik rus është e vështirë dhe Microsoft tha se nuk kishte një pamje të plotë të hakerimit sepse disa klientë ruanin të dhëna në sistemet e tyre dhe jo në infrastrukturën kompjuterike cloud të Microsoft.
CNN ka kontaktuar ambasadën ruse në Uashington për koment. Moska i mohon vazhdimisht akuzat për hakerim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta