Vodafone marrëveshje me ministrinë| Bashkë për digjitalizimin e turizmit

22 Qershor 2022 | 21:00

Vodafone Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe promovimin e turizmit në Shqipëri”.

Qëllimi i saj është angazhimi dhe promovimi i nismave e programeve gjithëpërfshirëse turistike e mjedisore, që do të ndërmerren nga palët, bazuar në teknologjitë dhe veprimtarinë e Vodafone Albania në të gjithë Shqipërinë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Kumbaro dhe drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki.

Vodafone ka kontribuar në promovimin e Shqipërisë për 21 vite, nëpërmjet rrjetit Vodafone, i cili lidh njerëzit nga Vermoshi në Konispol. Përmes këtij memorandumi hedhim një hap përpara, duke vënë kanalet tona në dispozicion të promovimit të mundësive të mrekullueshme që Shqipëria ka mundësi t’u ofrojë turistëve. Por sot jemi këtu edhe për mjedisin. Projekti ynë më i ri është pikërisht riciklimi i baterive konsumatorë,” – u shpreh Stathaki.

 “Ne e përdorim telefoninë mobile për të folur me njëri-tjetrin, por është fantastik ky bashkim që kemi këtu sot, për ta bërë Vodafone-in edhe një mjet komunikimi mes vendeve. Mu duk fantastike ideja se si ne mund të bashkëpunojmë, si në sektorin e mjedisit, edhe në atë të turizmit, në radhë të parë për të promovuar Shqipërinë turistike. Jam e mbresuar shumë pozitivisht edhe nga dimensioni mjedisor që përpiqeni të zhvilloni si Vodafone, duke ju falënderuar për mbështetjen që i keni bërë edhe planit të pastrimit kombëtar,” – deklaroi Kumbaro.

Programet e marrëveshjes synojnë të  kontribuojnë në  zhvillimin dhe mbrojtjen e një mjedisi e planeti të qëndrueshëm nëpërmjet fushatës #switchtogreen.

Përmes teknologjisë e shërbimeve që ofron Vodafone Albania, do të  promovohet turizmi në Shqipëri si dhe identifikohen “perlat të fshehura” në vendin tonë. fushatat do të jenë digjitale, por dhe nëpërmjet ofrimit të ofrimit të paketave Tourist Pack në pika kyçe turistike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026