Macron përpjekje për të krijuar shumicën qeverisëse, opozita e refuzon
Një fjalimin e parë pas zgjedhjeve të së dielës, presidenti Emmanuel Macron i cili humbi shumicën qeverisëse bëri thirrje për bashkëpunim dhe kompromis.
Por qëllimi i tij për të krijuar një shumicë parlamentare në javët e ardhshme është refuzuar.
Udhëheqësi i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon e përshkroi fjalimin e Macron të zhurmshëm dhe kërkoi që në parlament të paraqitet një votë mosbesimi për kryeministren Elisabeth Borne.
“Nuk mund të ketë realitet tjetër përveç këtij: ekzekutivi është i dobët dhe Asambleja Kombëtare është e fortë falë legjitimitetit të tij të fundit. Kryeministri, si në të gjitha vendet demokratike të botës, duhet të dalë para Asamblesë Kombëtare dhe të kërkojë besimin e deputetëve. Nëse ajo nuk e ka këtë besim, duhet të japë dorëheqjen” u shpreh Melenchon.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e cila për herë të parë fitoi 89 deputetë në zgjedhjet e së dielës, shkroi në Tëitter se Macron pretendon se ka mbështetjen e qytetarëve.
Aleanca e presidentit EnSemble fitoi 245 vende në Asamble, 44 deputetë më pak cka do t’i siguronte shumicën parlamentare. Qeveria e tij ka ende fuqinë të qeverisë, por miratimin e ligjeve dhe reformave duhet të përballet me opozitën.
LEXONI GJITHASHTU
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)