Korçë, edicioni i 10-të i simpoziumit të artit në gur
Në Korçë ka nisur simpoziumi i skulpturës në gur.
Do të jenë 5 skulptorë shqiptarë e të huaj të cilët do të bëjnë punimet e tyre në Parkun Rinia, në edicionin e 10-të të këtij aktiviteti. Për organizatorin e këtij eventi, tematikat do të jenë të lira dhe abstrakte, e jo te porositura, ashtu siç shpesh ndodh me skulpturën.
“Skulpturat nuk janë përcaktuar për një qëllim specifik sepse në simpoziumin e skulpturës ne nuk porosisim vepra të veçanta, ne sjellim artistët për të eksperimentuar dhe për të lënë të lirë shpirtin artistik. Gjatë simpoziumit artistët janë të lirë të zgjedhin një vepër të inspiruar që mbase jenë inspiruar nga gjuha stilistike etj dhe kjo është bukuria, sepse mesazhi që donim të përcillnim në Shqipëri ishte se skulptura e parë nuk është e lirë, është e porositur dhe nuk i jep lirinë skulpturës të parkut,” – u shpreh Genti Tavanxhi.
Skulptori grek Odysseas Tosundidis tregon se për të është emocion të ndodhet në Korçë ndërkohë që do të lejojë veten të frymëzohet nga ky qytet, që më pas ta përjetësojë veprën në gur.
“Vij nga Greqia, është hera e parë në Korçë dua të falënderoj ata që me ftuan të jem pjesë e këtij aktiviteti. Unë ende në fakt nuk e kam zgjedhur se cila do të jetë vepra ime, por do e lë veten të lirë, e sigurte qe do te jete abstrakte,” – tha Tosundidis.
Parku Rinia është kthyer në një destinacion jo vetëm çlodhës por edhe turistik, për numrin e shumtë të skulpturave të instaluara në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq