Më shumë besim tek institucionet
Rritet besimi i shqiptarëve tek institucionet në vend.
Këtë vit, qytetarët shqiptarë kanë më shumë besim tek institucionet në vend, krahasuar me një vit më parë. Barometri në Euroneës Albania i pyeti qytetarët lidhur me besimin që ata kanë ndaj institucioneve të ndryshme shqiptare apo të huaja që veprojnë brenda vendit dhe më pas i krahasoi rezultatet me ato të vitit 2021.
Rezultatet e anketës tregojnë se shqiptarët sot janë përgjithësisht me besimplotë ndaj institucioneve.

Besimi tek përfaqësuesit ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm.
Sot më shumë se gjysma e shqiptarëve (52,6%) i besojnë Ambasadës Amerikane, të cilës në 2021-shin i besonin vetëm dy në pesë shqiptarë (40,3%). E njëjta rritje e ndjeshme në besueshmëri rezulton për delegacionin e bashkimit Europian (13.2 pikë përqindje) dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi (13.2 pikë përqindje).
Edhe pse me rritje më pak të ndjeshme, edhe vlerësimi për institucionet shtetërore është përmirësuar. Sot, shqiptarët i besojnë pak më shumë qeverisë (3,8 pikë përqindje), policisë (2,8 pikë përqindje).
Edhe besimi tek institucionet e reja të drejtësisë është në rritje për shqiptarët. Mes institucioneve ligjvënëse dhe ekzekutive në vend, rënien më të madhe në besueshmëri, krahasuar me një vit më parë, e ka pësuar opozita shqiptare dhe presidenti.
Ndërsa mes institucioneve të drejtësisë, gjykatat sot besohen më pak nga shqiptarët krahasuar me vitin 2021.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq