Kryeministri britanik pëson goditje të dyfishtë, humbet në dy zgjedhje
Kryeministri britanik Boris Johnson pësoi një goditje të dyfishtë, pasi votuesit në dy zgjedhje refuzuan partinë e tij konservatore, duke i bërë presion të mëtejshëm liderit britanik në një kohë kur partia e tij duket se po largohet gjithnjë e më shumë prej tij.
Në njësinë rurale të Anglisë jugperëndimore të Tiverton dhe Honiton, Liberal Demokratët e qendrës përmbysën një shumicë të madhe konservatore, në atë që konsiderohet të jetë një nga rezultatet më të këqija zgjedhore për partinë në kohët moderne.
Të premten në mëngjes, kryetari i partisë, Oliver Dowden njoftoi dorëheqjen e tij, duke thënë se partia “nuk mund të vazhdojë si zakonisht”.
Ai shtoi se dikush duhet të marrë përgjegjësinë dhe nuk e cilësoi të drejtë të qëndronte në detyrë. Në të njëjtën kohë, Partia Laburiste rifitoi Wakefield-in në Anglinë veriore nga konservatorët e Johnson.
Kreu i Downing Street fitoi një shumicë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 duke mbajtur votuesit tradicionalë të konservatorëve në Anglinë jugore dhe duke fituar votues të rinj në qytetet veriore më të varfra, post-industriale, ku shumë banorë janë ndjerë të anashkaluar nga qeveritë për dekada.
LEXONI GJITHASHTU:
- Porti i Konstancës në Rumani, qendra kryesore për eksportin e grurit ukrainas
- Pastroi 4 mld euro përmes bankës, dënohet lituanezja që bashkëpunonte me rusët
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh