Samiti i G7 për sigurinë ushqimore, në ndihmë të vendeve që preken nga kriza
Gjetja e zgjidhjeve urgjente për shpërthimin e krizës globale të ushqimit, shkaktuar kryesisht nga lufta në Ukrainë është qëllimi kryesor i takimit të ministrave të G7 në Berlin.
Shumë zona të Afrikës janë prekur nga reduktimi i ushqimeve çka është përkeqësuar nga konflikti i fundit.
“Është një krizë urie që po afrohet si një valë kërcënuese për jetën. Disa nga arsyet nuk janë të reja: konfliktet rajonale, veçanërisht në Afganistan, sundimi i talebanëve, thatësirat, pasojat e krizës klimatike dhe gjithashtu pasojat e COVID-19, por ishte lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës që e ktheu këtë valë në një cunami”, u shpreh Annalena Baerbock, ministre gjermane e Punëve të Jashtme.
Për shkak të bllokimit vendet afrikane janë ato që po e përjetojnë më shumë krizën.
Ministrat do të diskutojnë se si të zhbllokojnë drithin ukrainas, i cili aktualisht është i bllokuar në magazina. Zyrtarët e lartë mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të negociuar hapjen e porteve të Ukrainës për të lejuar eksportet e grurit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë