Raporti SHISH, shërbimet sekrete kundërshtare interes për stërvitjet ushtarake
Shërbimi informativ i shtetit publikoi raportin e plotë për vitin 2021. Vendet jo miqësore interes për stërvitjet ushtarake dhe tentativa për të siguruar informacion të klasifikuar përmes punonjësve të administratës.
Raporti publik i SHISH sjell një pasqyrë të qartë të aktivitetit të spiunazhit dhe kundërspiunazhit në vend.
“Shërbimet sekrete kundërshtare kanë vijuar aktivitetet përmes përdorimit të aktorëve të tyre në rajon, me qëllim pengimin e avancimit në proceset integruese euro-atlantike dhe destabilizimin, duke synuar të sjellin një situatë të brishtë dhe të cenueshme në Ballkanin Perëndimor,” – deklaroi Helidon Bendo, drejtori i SHISH.
Spiunazhi nga vendet e huaja është i prirur të siurojë informacion për stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes.
Për të ilustruar këtë SHISH sjell edhe historinë e një diplomati të etiketuar si “Rezidenti” i cili ka joshur përmes të mirave materiale, një punonjës të administratës shqiptare të quajtur “ Celësi ”, me qëllim sigurimin e informacioneve të klasifikuara.
SHISH ndalet edhe në aspekte të tjera të sigurisë kombëtare.
Në raport thuhet se në vitin 2021 në Shqipëri kaluan tranzit 18 mijë emigrant të paligjshëm dhe rreziku për infiltirimin mes tyre të operativëve terroristë mbetet prezent.
Në vendin tonë prodhohet Bitcoin, nga subjekte të palicensuara për këtë aktivitet duke rritur rrezikun e pastrimit të parave
Niveli i kërcënimeve kibernetike është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim ku objekt i sulmeve përgjatë2021 kanë qenë në pjesën dërrmuese bazat e të dhënave.
Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt, duke fituar “besimin reciprok”.
Krahas kokainës shish thotë se kultivimi i kanabisit ka vijuar me zhvendosje të zonave dhe evoluim të mënyrave të ndërthurura në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet