Pezullohen 89 patenta në Bypass-in e Fierit dhe rrugën Lushnjë – Durrës

25 Qershor 2022 | 15:50

Policia e Shtetit ka pezulluar 89 leje drejtimi për periudhën nga 3 deri në 14 muaj gjatë një kontrolli të orëve të fundit në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor “Lushnjë – Durrës”.

Shoferët janë kapur teksa lëviznin me shpejtësi nga 142 km/h deri në 179 km/h.

Ndërkohë janë vendosur masa administrative nga 20.000 deri në 80.000 lekë të rinj, si dhe janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

Për kapjen e shkelësve janë përdorur makina inteligjente, radarë automatikë, dron “edukues”, flotë të re të automjeteve, të pajisura me bazë logjistike bashkëkohore, si radarë që masin shpejtësinë në lëvizje dhe lexues automatikë të targave, kamera, aparate fotografike  dhe patrulla në lëvizje, me makina të paloguara.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026