Do të shtojmë të drejtat për abort në kushtetutë, thotë kryeministrja franceze
Kryeministrja franceze Elisabeth Borne tha të shtunën se po mbështet një projekt-ligj parlamentar për të shtuar të drejtat e abortit në kushtetutën e vendit.
Masa vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të premten, i cili njohu të drejtën kushtetuese të grave për abort, shkruan Reuters.
“Për të gjitha gratë, për të drejtat e njeriut, ne duhet ta gdhendim këtë të drejtë në gur”, Parlamenti duhet të jetë në gjendje të mblidhet për këtë projektligji”, shkruan Borne në Twitter.
Deklarata e saj vjen një ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se aborti ishte një e drejtë themelore për të gjitha gratë.
Ndërsa, në SHBA klinikat kanë filluar të mbyllen në disa shtete amerikane pas vendimit të Gjykatës së Lartë që hoqi të drejtën kushtetuese të grave për abort.
Rreth gjysma e shteteve pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja, ndërkohë 13 shtete kanë të ashtuquajturat ligje nxitëse që do të ndalojnë abortin brenda 30 ditëve.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës