Aksident me vdekje në Vlorë

26 Qershor 2022 | 11:39

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Llakatund mëngjesin e kësaj të diele.

Viktimë e aksidentit është 69-vjeçari Razi Hoxhaj, i cili ka humbur jetën gjatë transportit në spitalin e qytetit.

Ai ka qenë duke udhëtuar me motor kur është përplasur nga automjeti  që drejtohej nga Alma Murraj.

Kjo e fundit është shoqëruar në komisariat.

Ndërsa ekspertët janë duke punuar për të sqaruar shkakun e këtij aksidenti të rëndë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2022 numërohen 483 aksidente rrugore. Vetëm në muajin maj 2022, numri i të aksidentuarve është 156 persona, nga të cilët 19 persona humbën jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026