Gjendja aktuale në Ballkan në favor të Rusisë, thotë analisti

26 Qershor 2022 | 15:36

Situata e njëjtë që po mbizotëron në Ballkanin Perëndimor është duke shkuar në favor të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kështu është shprehur njohësi amerikan i çështjeve gjeopolitike, Edward P. Joseph duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe ai presidencës boshnjake, Milorad Dodik vazhdojnë të qëndrojnë të gatshëm për të destabilizuar rajonin, shkruan KosovaPress.

“Vladimir Putin për të përfituar nga problemet në Ballkan nuk ka nevojë të bëjë një luftë të re. Vladimir Putin përfiton në Ballkan edhe duke e mbajtur situatën të njëjtë. Duke i mbajtur këto tensione në rritje, duke u përpjekur për të krijuar tensione të reja. Por as që duhet të jetë një luftë. Nuk duhet të jetë një luftë e re, për shembull në Bosnje dhe Hercegovinë, që ai të përfitojë. Për sa kohë që situata mbetet e tillë, besimi në këtë rajon, në SHBA dhe në Bashkimin Evropian bie. Mbështetja për Bashkimin Evropian bie. Ai mund ta përdorë këtë si shembull, në sytë e tij, të një projekti të dështuar, të një Bashkimi Evropian të dështuar, pikërisht ashtu siç po përpiqet të përdorë dhe demonstrojë në Ukrainë. Dhe përveç kësaj ai përfiton duke e mbajtur këtë rajon në këtë mënyrë”, tha për The Geopost, analisti Joseph.

Ai në një intervistë për këtë media thekson se Vuçiç, veçanërisht, është aleati i Putinit dhe punon me të njëjtën agjendë.

“Ai ka një aleat që e ndihmon të realizojë agjendën dhe ai aleat është në Serbi, ai është presidenti Aleksandar Vuçiç që e ka demonstruar atë, edhe para pushtimit. Por tani pushtimit rus e shohim me qartësi, se ai është partneri i Vladimir Putinit në të njëjtën agjendë të mbajtjes së këtij rajoni të ndarë dhe përpjekjes për të ndarë Evropën”, thekson ai.

Për analistin Joseph, presidenti serb do të jetë përfituesi kryesor i një destabilizimi të mundshëm në rajon, duke e shtyrë Dodikun të bëjë një gjë të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026