Arrestohet 31-vjeçari që transportonte emigrantë të paligjshëm

27 Qershor 2022 | 10:06

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia këtë të hënë, në kuadër të finalizimit të operacionit të koduar “Tranzit 26”.

Shtetasi E. U., banues në Shkodër u kap në flagrancë në afërsi të Casa Italia-s në kryeqytet, duke transportuar me një automjet, 6 emigrantë të paligjshëm.

Emigrantët do të transportoheshin kundrejt pagesës për në Mal të Zi, me destinasion final vendet e Bashkimit Evropian.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 6 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026