‘Përgjegjëse për luftën dhe krizën globale’, protesta kundër NATO-s në Madrid

27 Qershor 2022 | 11:26

Brenda një kishe në Madrid, një grup qytetarësh po bëhen gati që të protestojnë gjatë ditëve kur zhvillohet samiti i NATO-s më 28 deri më 30 qershor.

Ndër pikat e argumentuara janë pasojat e rëndë të luftës në Ukrainë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Të kërkosh paqe sipas tyre, është më shumë sesa thjesht një qëndrim moral. Ata besojnë se NATO është përgjegjëse për situatën e krijuar.

“Ajo që ne e quajmë Lufta e Ukrainës, nuk është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, është një luftë mes NATOS dhe Rusisë”, thotë një protestues.

E majta spanjolle tradicionalisht ka qenë kundër NATO-s. Gjatë periudhës sovjetike ata e shihnin aleancën si një mjet të imperializmit amerikan. Disa ende besojnë se NATO është një instrument i agjendës amerikane.

“Kur Bashkimi Sovjetik u shkatërrua, ajo çka ndodhi është se NATO nuk u zhduk. Në fakt ajo përfitoi nga mungesa e një kundërfuqie për të përforcuar NATO-n si një mjet ndërhyrjeje”, shprehet një banor anti-NATO.

Me mijëra qytetarë u mblodhën në Madrid kundër NATO-s dhe bënë thirrje për paqe në Ukrainë. Protestat janë mbështetur nga partitë e majta që janë pjesë e koalicionit qeverisës së Pedro Sanchez, i cili po përgatit Samitin në Madrid.

Demonstruesit mendojnë se përgjigja ushtarake nuk është zgjidhja për t’i dhënë fund konfliktit.

Kritikët e demonstratës thonë se duke u fokusuar tek NATO po largohet vëmendja nga problemi i vërtetë, që është vuajtja e popullit ukrainas të prekur nga  pushtim  rus.

Me liderët botërorë që do të jenë në Madrid për disa ditë, ky sigurisht nuk është imazhi që Spanja do të dëshironte të projektonte, por qeveria këmbëngul se 80% e spanjollëve mbështesin NATO-n.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026