Prodhimet bujqësore në 2021, më shumë perime e drithëra, më pak fasule e ullinj
Kulturat bujqësore ishin të mbara për prodhimin e perimeve dhe drithit, ndërsa fermerët shqiptarë volën më pak fasule e ullinj.
Të dhënat e vitit 2021 flasin për një rritje të përgjithshme të prodhimit, edhe pse bujqësia përballet më vështirësi në zinxhirin e tregut.
Në vitin 2021, në shumicën e kulturave bujqësore prodhimi është rritur në krahasim me vitin 2020. Perimet në arë të hapur dhe në sera, drithërat, pemët frutore, agrumet e rrushi janë rritur me 1 deri në 3.5 %.
Por, ndryshe ka ndodhur me fasulen, ku nga kjo bimë u prodhuan 2 400 tonë, me rënie 13% në krahasim me vitin paraardhës. Tkurrje me 16% ka pasur edhe në kulturën e ullinjve, ku u prodhuan 110 mijë tonë. Zjarret e korrik-gushtit kanë ndikuar te kjo kulturë, pasi 15 mijë pemë u dogjën gjatë muajve korrik-gusht.
Në tërësi për të gjithë sipërfaqen e mbjellë, treguesit e INSTAT flasin sasi prodhimi që tejkalon vitin paraardhës edhe pse bujqësia përballet me largim të fuqisë punëtore dhe mbetet një nga sektorët më të nënvlerësuar.
Në sipërfaqe të përgjithshme, Shqipëria ka 603 mijë hektarë tokë bujqësore, por 30% e saj nuk shfrytëzohet nga fermerët. Fieri mban peshën kryesore të sipërfaqes së mbjellë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.
Zjarret masive të verës së kaluar dogjën vetëm 13 hektarë tokë të punueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta