Rrezikohet mbyllja e 14 prokurorive me hartën e re gjyqësore

27 Qershor 2022 | 12:25

Institucioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë preket direkt nga harta e re gjyqësore, pasi 9 prokurori në rrethe dhe 5 prokurori Apeli rrezikojnë të shkrihen.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se në mbledhjen e sotme ka pasur diskutime të shumta, ku një nga anëtarët e KLP-së, Tartar Bazaj është shprehur se kjo hartë e re gjyqësore i jep përparësi Tiranës.

“Duket sikur është një hartë e ngutshme dhe e nxitur ndërkohë që sipas tij i jepet një përparësi Tiranës dhe nuk është Tirana e gjithë Shoqëria. Kjo hartë shkakton koste edhe për qytetarët”, është shprehur ai.

Për më shumë se një javë një pjesë e avokatëve në mbarë vendin janë futur në grevë,  hartën e re gjyqsore. Nuk ka munguar bojkotimi i seancave gjyqësore nga ana e tij.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend.

KLP është institucioni i parafundit që do të japë mendimin në Ministrinë e Drejtësisë.

Më pas është Ministria e Financave që do të bëjë një përllogartije të shpenzimeve dhe kjo hartë pritet t’i kalojë qeverisë për miratim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026