Këshilli i Lartë i Prokurorisë pro hartës së re gjyqësore
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela japin mendim pozitiv për hartën e re gjyqësore.
Organizimi i ri prek prokuroritë e vogla që shkrihen dhe ato të apelit, përveç Tiranës. Kreu i qeverisë së prokurorëve Alfred Balla thotë për Euronews Albania se harta është e diktuar nga situata emergjente.
Qeveria e prokurorëve jep pëlqimin për hartën e re gjyqësore dhe pritet t’ia përcjellë me shkrim Ministrisë së Drejtësisë. Prokurorët e prokurorive të vogla i bashkëngjiten tashmë prokurorive të mëdha më të afërta në qark, ndërsa të apeleve mblidhen të gjithë në Tiranë.
“Mendimi i anëtarëve ishte pro, për të gjitha risitë që sjell kjo hartë, pasi ne kemi parë më shumë interesin e prokurorisë. Kemi prokurori edhe me 1 ose me 2 prokurorë, që nuk mund të qëndrojnë si prokurori më vete ”, u shpreh Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në një linjë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë është edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, i cili përmes një shkrese i ka dërguar ministrisë së drejtësisë, qasjen pozitive për hartën e re gjyqësore.
“Është emergjente që të ketë një riorganizim edhe për shkak të pasojave të Vetingut. Për kolegët avokat më vjen keq që kanë zgjedhur rrugën e bojkotit”, tha më tej Balla.
Pas shprehjes së mendimit të KLP-së, tashmë do të jetë Ministria e Financave që do të bëjë një përllogaritje të kostove për hartën e re gjyqësore. Me pas Ministria e Drejtësisë mund ta dërgojë për miratim në Këshillin e Ministrave.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit