Helmimi masiv në Kukës, Drejtori i Ujësjellësit: Nesër dalin analizat e ujit

27 Qershor 2022 | 17:59

Uji i ujësjellësit të Kukësit është i pijshëm, në bazë të analizave nga vetëm ky ujësjellës.

Kështu u shpreh për emisionin Sot në Euronews Albania Drejtori i Ujësjellësit të Kukësit, Eduart Spahia.

Mirëpo duke marrë shkas nga rastet masive të helmimeve që janë paraqitur në spital me të njëjta simptoma, uji i ujësjellësit të Kukësit do t’u nënshtrohet analizave të thelluara.

Spahia tha se rezultatet e analizave të ujit për zonat ku u helmuan qytetarët dalin të martën.

Nga e shtuna, në spitalin e Kukësit janë paraqitur një numër i madh njerëzish me simptoma të ngjashme helmimi, ku mjekët kanë dyshuar se helmimi ka ndodhur nga uji i pijshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022