Thatësira në Itali, situata më e rëndë në 70 vjet
Italia vazhdon të përjetojë thatësirën më të keqe në 70 vjet, me shirat që janë përgjysmuar krahasuar me mesataren e 30 viteve të fundit. Mungesa e ujit nuk është e pazakontë në vend, por zakonisht prek qendrën dhe jugun e tij.
Sidoqoftë, këtë vit në pjesën veriore të Italisë dimri dhe shirat e pranverës ishin rreth 60% më pak se mesatarja e sipërpërmendur, sipas shifrave të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve. Por kjo nuk është e vetmja arsye për mungesën e ujit.
“Është si stuhia e përsosur. 70% borë më pak në dimër, 4 muaj pa shira dhe temperatura 3 deri në 4 gradë Celsius më të larta se mesatarja. Vera nuk ka filluar ende, por jemi njësoj si në mes ose në fund të korrikut,” – u shpreh Meuccio Berselli, sekretar i përgjithshëm i Autoritetit të Lumit Po.
Zona e gjerë që rrethon lumin Po, më i madhi në Itali, është më e prekura. Sektori i agrikulturës po paguan çmimin më të lartë.
“Situata aktuale është dramatike. Po përjetojmë emergjencën më serioze në 70 vjet në provincën e Parmës dhe në tërë rajonin. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, me zor do të furnizojmë vaditjet, sikurse po përpiqemi të bëjmë këto ditë,” – tha Francesca Mantelli, presidente e Konsorciumit të Agrikulturës, Parma.
Por jo vetëm Emilia Romanja po vuan. Rajoni i Lombardisë e ka shpallur tashmë gjendjen e emergjencës, që në fund të korrikut mund të zgjerohet në tërë vendin.
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj